TIRANE - Gjashtë firma piramidale janë çuar në Gjykatë nga kryeadministratori i tyre Bajram Malaj, i cili ka kërkuar, 16 vjet pas plasjes së "flluskës" së fajdeve, që çoi në revoltën e armatosur në Shqipëri, falimentimin e tyre në formë zyrtare.
Fjala është për firmat Sude, Global Foods, Arsed, Univers, Nahlel dhe Beno, që kanë qenë të pranishme deri në vitin 1997 në tregun informal financiar shqiptar nëpërmjet dhënies së fajdeve me interesa marramendëse. Pamundësia e tyre për të shlyer kreditorët solli krizën më të rëndë sociale në vend, që u pasua me shkatërrimin e strukturave shtetërore, hapjen e depove të armatimit, hapjen e burgjeve, rënien e qeverisë, largimin e presidentit Berisha, por edhe vdekjen e disa mijëra vetëve.
(ad.ti/shqiptarja.com)