A1 Report - INUK, shembet me eksloziv pallati 9-katesh ne Golem

2015-08-22 1

DURRES - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka shembur sot rreth orës 15:00 me eksploziv pallatin 9-katësh në pronësi të biznesmenit Enver Shala, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Policia e Durrësit njoftoi bllokimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 14:00-15:00 në rrugën interurbane kryesore dhe dytësore Durrës-Kavajë.

Pallati qëndronte prej thuajse dy javësh i bllokuar nga inspektorët e INUK, të cilët kishin njoftuar shembjen e tij, pasi ishten dërtuar pa leje.

Gjatë këtyrë ditëve, INUK bëri të ditur se shembja e tij do të bëhej me tritol ndërsa u punua për hapjen e gropave në themele të tij që do të mundësonin edhe shembjen.