A1 Report - Vlore, merren masa per mbarevajtjen e sezonit turistik

2015-08-22 0

VLORË - Mbarëvajtja e sezonit turistik në qytetin e Vlorës ka qenë në fokus të një takimi të zhvilluar në prefekturë ku të pranishëm ishin drejtues vendorë të rrethit të Vlorës. Evidentimi i problemeve dhe hartimi i planeve për zgjidhjen tyre ishte kryefjalë e këtij takimi, ku prefektja Etjona Hoxha, renditi problemet në infrastrukture si më shqetësueset.

Kryebashkiaku, Shpëtim Gjika, ndërsa u zotua se institucioni që ai drejton po punon për zgjidhjen e këtyre probleme shpreh se bashkia ka marrë masa për ndalimin e qarkullimit në sheshin e flamurit dhe kthimin e tij në një pedonale.

Gjika ndër të tjera pohoi se menaxhimi i plazheve publike do kryhet nga bashkia. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtuesit e policisë, si dhe grupet e interesit.