TIRANE -- Debatet e forta politike mes palëve kundërshtate në Parlamentin e Shqipërisë duket se nuk mjaftojnë, dhe tashmë i kanë lënë vendin grushteve. Deputeti demokrat Gent Strazimiri dhe ai socialist Armando Prenga janë konlfikutuar me njëri-tjetrin në ambjentet e koridorit të Kryesisë së Kuvendit ku zhvilloheshin komisionet parlamentare.
Gjithcka mësohet se ka nisur në Komisionin e Ligjeve, kur deputeti Strazimiri ironizoi kontrollin që deputetët socialistë po kryejnë në Shërbimin Informativ Shtetëror, duke iu drejtua minsitrit Naço me pyetjen: "Përse Xhemal Qefalia dhe Pirro Lutaj nuk shkojnë në KLD për të inspektuar siç kanë bërë në SHISH?". Kjo ka ngjallur debat, ndërsa jashtë ambjenteve të Komisionit të Ligjeve, Qefalia i ka kërkuar Strazimirt të mos e përmend më emrin e tij.
Mes depuetëve që kanë ndërhyrë për të ndarë sherrin mes Strazimirit ka ndërhyrë edhe deputeti socialist Armando Prenga i cili është përfshirë në konflikt fizik me Strazimirin. Madje sipas raportimeve nga gazetarja e A1 REPORT, Joniada Koçi, Prenga ka hequr dhe rripin e pantallonave, por agravimi i situatës është ndaluar nga deputetët e tjerë të cilët kanë dalë të gjithë në koridorin e komisioneve parlamentare.