Deputetët demokrat jo vetëm që kanë dhunuar fizikisht forcat e rendit, por kanë qenë një rrezik potencial edhe për jetët e tyre. Kjo pasi disa prej tyre kanë qenë të armatosur me armë zjarri teksa protestonin.
Njëri prej tyre ka qenë edhe deputeti, Gent Strazimiri, i cili teksa shtyhej dhe godiste fizikisht efektivët e policisë, i ka dalë arma që mbante në brez. Ai ka qenë pajisur me një pistoletë, të cilën shpesh herë kujdesej që të mos i binte në tokë.
I kontaktuar nga Shqiptarja.com Deputeti demokrat Strazimiri nuk mohon faktin që ishte me armë në protestë por thotë se mazhdoranca ka një deputet që vjen në kuvend dhe që është paraqitur në komisariat me armë i cili ka qëlluar me pistoletë duke lënë edhe të plagosur. Ai tha se ky është rasti i deputetit Armando Prenga i cili as nuk u filmua me armë brenda policisë
I pyetur për qëllimin e mbajtjes së pistoletës tek protesta e liqenit, Strazimiri jep sërish të njëjtën përgjigjje: Keni rastin e Armando Prengës.
Nuk dihet nëse arma që mbante ai me vete ishte ajo që deputetët kanë të drejtë të mbajnë me leje ose jo, por është fakt se në kushtet e përplasjes fizike ai ka përbërë një rrezik potencial për të tjerët dhe policinë.