A1 Report - Korça pergatitet per Festivalin Nderkombetar te Karnavaleve

2015-08-22 0

KORÇE- Në kuadër të çeljes së sezonit turistik, Korça do të mirëpres edhe këtë vit Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve.

Janë të paktën 30 grupe nga rrethe të vendit dhe trevave të Ballkanit, të cilat me veshjet karnavaleske do të rikthejnë sërish traditën e këtij qyteti.

Në një prej sallave të Pallatit të Kulturës skulptorët janë duke gdhendur butafori të ndryshme, ndërsa maskat e shumëllojshme jane duke qëndruar në pritje të tërheqjes nga të rinjtë.

"Me datën 7 qershor zhvillohet kompeticioni i 7 i festivalit ndërkombëtar të karnavalece në qytetin e Korçes. Është një gjë e veçantë për qytetin tonë dhe kemi zgjedhur për hapjen e sezonit turistik të qytetit tonë. Një nga traditat më të bukura të qytetit tonë, që është një nga traditat më me shum vite, mund të themi edhe 100 e ca vjet, por këtë rradhë do ket risi të tjera për festivalin ndërkohmbëtar, përveq grupeve të huaja që do të vijnë nga Rumania, Maqedonia, Bullgaria dhe shum e shum vende të tjera edhe nga vendi jonë siq janë Kavaja, Shkodra që ju kemi bërë ftesë." u shpreh Vasillaq Nico

Organizatorët janë duke menduar seriozisht edhe për dekorimin e qyetit i cili do i jap këtij festivali përmasa europiane.

Free Traffic Exchange