A1 Report - Sot finalja e konkursit ndërkombëtar për "Lungo Mare-n" e Vlorës

2015-08-21 1

VLORE- Sot në Teatrin "Petro Marko" në qytetin e Vlorës po zhvillohet finalja e konkursit ndërkombëtar për vijën bregdetare të qytetit.

Kryeministri Rama vlerësoi konkursin si një shëmbull transformues që do të ndiqet për të tjera vende në transformim.

"Vlora është një vend i bukur të cilin ne bashkarisht do ta bëjmë të njohur botërisht. Ne jemi të vetëdijshëm për potencialin e jashtëzakonshëm që ka qyteti, dhe për potencialin turisitik të tij që mbetet për tu zhvilluar më tutje," tha Rama duke mbajtur fjalën para prezantimit të projekteve.