Tirane-Debate në komisionin e Sigurisë ku po diskutohet ligji i ri për karrierën në Forcat e Armatosura.
Deputeti i PD, Flamur Noka u shpreh se me këtë ligj kompetencat e presidentit po i kalojnë "bir sulltan Edvin Ramajevit".
Ndërsa Ministrja e Mbrojtjës, Mimi Kodheli, e cila mbrojti pr/ligjin u shpreh se me këtë vendoset një moral i ri në Forcat e Armatosura.
Noka: Me këtë ligj si edhe dy ligje të tjera që do vijnë në diskutim në ditët në vazhdim , kjo mazhorancë kërkon të grabisë ditën për diell kompetencat e Presidentit. Të gjitha kompetencat e tjera, qoftë për gradat, për lirimet dhe emërimet, qoftë edhe për planin e përhapjes dhe pronat e Forcave të Armatosura, i kalojnë sulltit që quhet bir sulltan Edvin Ramajev. Nëpërmjet këtij projekti ligji kjo mazhorancë kërkon të ktheje institucionin e e Presidentit të Republikës në një institucion siç ishte në kohën e Haxhi Lleshit. Unë e kuptoj nostalgjinë, por jemi në demokraci dhe kjo në demokraci nuk mund të pranohet dhe tolerohet, pavarësisht nostalgjikëve në pushtet, ndaj jemi plotësisht kundër".
Pr/ ligji i ri sanksionon për herë të parë në mënyrë të detajuar vitet e detyrës dhe moshën e secilit ushtarak për rritjen në gradë dhe po diskutohet në Komisionin e Sigurisë.