A1 Report - Rama takim me kryeministrin Hollandez Rutte, lobon për statusin

2015-08-22 1

Afrimi i datës 23 qershor, kur vendet e bashkimit Euorpian do të vendosin për t'i dhënë Shqipërisë statusin kandidat, ka bërë që kryeministri Edi Rama të vizitojë ato vende që në dhjetor ishin skeptike. Kryeministri Edi Rama është ndalur në një vizitë zyrtare në Hollandë, me ftesë të homologut të tij Mark Rutte. Filimisht kryeministri u prit nga ministri i jashtëm Frans Timermans, ku nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se ministri Timermans, përgëzoi ngrohtësisht për masat dhe progresin që ka bërë qeveria gjatë këtyre muajve. Më pas Kryeministri Rama zhvilloi një takim të veçantë me homologun Mark Rutte. Kryeministri Rama e njohu homologun e tij me reformat dhe nismat e qeverisë sidomos kundër korrupsionit, trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar. Kryeministri Rama mori nga Kryeministri Rutte përgëzime për progresin real që Shqipëria ka shënuar këto muaj dhe mbështetjen për vazhdimin në rrugën e reformave.
Por axhenda e vizitës së kryeministrit Rama në Hagë, ku ndodhet edhe selia e qeverisë Hollandeze, do të vazhdojë me një ligjeratë që kryeministri do të mbajë për Europën në Gjykatën Ndërkombëtare.