Kryeministri Rama ka takuar Presidentin e Kazakistanit Nursulltan Nazarbajev në kuadër të një vizite zyrtare dyditore që është duke zhvilluar në këtë shtet me ftesë të këtij të fundit.
Në takimin që Rama ka zhvilluar me Presidentin e Kazakistanit është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Gjatë takimit Presidenti Nazarbajev ka theksuar se qeveria e re shqiptare ofron një mundësi të re për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.
Ndërkohë që Kryeministri Rama ka theksuar, gatishmërinë e qeverisë për të mirëpritur investitore të Kazakistanit, sidomos në fushat e turizmit, infrastrukturës dhe transportit, naftës dhe gazit ku Kazakistani është një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë.
Presidenti i Kazakistanit Nazarbajev ka pranuar ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë. Në vizitën e tij në Shqipëri, Nazarbajev do të shoqërohet me një grup sipërmarrësish që do të shikojnë mundësinë për të investuar.
Kryeministri Rama ka takuar edhe homologun e tij në Kazakistan, Karim Massinov