TIRANË - Ashtu sic ishte paralajmeruar opozita shqiptare ka mbajtur këtë te premte protesten e radhes anti-drogë para selise se kryeministrise . Qysh orën 10 protestuesit të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit janë grumbulluar në fillim të bulevardit Dëshmorët e Kombit, pranë ministrisë së brendshme për të marshuar me pankarta në duar drejt podiumit të vendosur pranë kryeministrisë .
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në fjalen tij para protestusve ka theksuar se shqipëria meriton statusin e vendit kandidat, dhe për këtë protestë që i jep një mesazh të madh të gjithë bashkë Europës dhe SHBA. Më tej ai shtoi se pushteti i Kryeminsitrit Rama ra me rënien e avionit në zonën e Divjakës .
Fjala e liderit Basha u parapri më herët nga të rinjtë që merrnin pjesë në protestë. Ndërsa eksponentë të rëndesishëm të partisë Demokratike nuk kanë preferuar të mbajnë fjalim përfshire këtu edhe ish kryeministrin Sali Berisha .
ajo çka ra në sy ishte se eksponetët e partisë Demokratike si deputet apo punonjës së Bashkisë së Tiranës u vendoson në pozicione të ndryshme të bulevardit për të mbarvajtur këtë aktivitet.
Temperaturat e larta të kësaj pranvere kanë bërë që gjatë këtij tubimi paqësor një prej policeve të humbas për pak momente ndjenjat. Mjeket që ndodheshin në gadishmëri pranë kryeministrisë kanë dhënë ndihmën e parë.
Forca të shumta policie u instaluan në kënde të ndryshme të qendrës sidomos përreth kryeministrisë. Prania e policëve femra ka qenë e shumtë.
Pasi ka monitoruar protestën nga ambjentet e kryeministrisë kamera e televizionit A1 Report ka fokusuar momentin kur ministri i brendshem Sajmir Tahiri i shoqërur nga shefi i gardës së republikës ka pershkuar në këmbë rrugën pranë çadrave të grevës ku ishin vendosur të larguarit nga administrate shtetrore .
Gjithcka ka mbaruar në dy orë për tju kthyer normalitetit. Ndyshe nga herët e tjera në protesta bulevardi është pastruar menjëherë nga mbeturinat