Parku i Viroit drejt rehabilitimit, projekt për rikthimin në identitet të zonës

2015-08-22 2

Parku i Viroit në Gjirokastër për vite me rradhë ka humbur identitetin e tij. I cilësuar si një nga zonat që dikur shënonte numrin më të lartë të vizitorëve vendas apo të huaj, sot ky park ka humbur plotësisht madhështinë e dikurshme.
Pikërisht për kthimin e tij në identitet, rrjeti për mbrojtjen e natyrës në bashkëpunim edhe me shoqata të tjera, kanë prezantuar projektin e rehabilitimit të parkut por edhe liqenit të Viroit.
Sipas ambjentalistëve, liqeni dikur një basen lundrimi me varka dhe i përshtatshëm për not, është kthyer sot në një pellg të mbuluar nga algat dhe bimësia ujore.
Rezart Dedej, kreu i 8 organizatave mjedisore tha se thellimi i shtratit të liqenit është një parakusht i rehabilitimit, pasi kjo masë do ta bëjë atë një vend të vizitueshëm gjatë gjithë vitit.
Liqeni i Viroit është monument natyre që prej vitit 1982 dhe ndodhet 3 km larg qytetit të Gjirokastrës. Liqeni artificial me sipërfaqe ujore prej 17,5 ha që ushqehet nga ujrat e burimit të Memes, është i rrethuar nga një park pishash të egra, që e bëjnë këtë hapësirë një prej atraksioneve më të rëndësishme natyrore pranë Gjirokastrës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/