A1 Report - PD para kryeministrise, Basha: Rama ik, re bashke me avionin

2015-08-22 2

TIRANE - Opozita shqiptare nisi rreth orës 11:30 protestën e dytë anti-drogë të paralajmëruar nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, si më e madhja e zhvilluar ndonjëherë. Tubimi nisi në orën 11:00 me një marshim nga sheshi "Skënderbej" në drejtim të Kryeministrisë, ku edhe u përqendrua protesta e demokratëve.

Për liderin e demokratëve Lulzim Basha, pushteti i Kryeminsitrit Rama ra me rënien e avionit në zonën e Divjakës ndaj sipas tij vendi duhet të nxjerë përgjegjësit për trafikun e drogës dhe të udhëhiqet "nga një zot shtëpie" siç u shpreh ai. Basha tha se shqitparët e meritojnë statusin e vendit kandidat, por se më parë duhet larguar "grushti i oligarkëve të drogës".

Me pankarta në duar, qindra qytetarë e simpatizantë të mbledhur nga rrethet kryesore të vendit kërkuan largimin e qeverisë Rama, pas akuzave të opozitës se ekzekutivi është i përfshirë në trafikun e drogës. Protestues erdhën në kryeqytet në formë të organizuar me autobusë, furgonë dhe makina private, për t'iu bashkuar protestës së PD-së. Në podiumin e ngritur para Kryeministrisë mbajtën fjalime të rinj ku rikujtuan kapjen e avionit në Divjakë të dyshuar se do të transportonte drogë dhe akuzojnë përfshirjen e qeverisë.

Para Kryeministrisë u ndodhën dhe deputetë e drejtues të Partisë Demokratike dhe opozitës, ndërsa vetëm pak metra nga Kryeminsitria mbahet në ditën e tretë greva e urisë e disa ish-nëpunësve të larguar nga puna nga adminsitrata publike. Për liderin e demokratëve Lulzim Basha, pushteti i Kryeminsitrit Rama ra me rënien e avionit në zonën e Divjakës. Sipas bashës, vendi ka nevojë të nxjerë përgjegjësit për trafikun e drogës dhe të udhëhiqet "nga një zot shtëpie" siç u shpreh ai. Basha tha se shqitparët e meritojnë statusin e vendit kandidat, por se më parë duhet larguar "grushti i oligarkëve të drogës".

"Shqiptarët u bashkuan për t'i thënë fund kësaj situate. Duke treguar Edi Ramën si përgjegjësin kryesor për këtë situatë. Vendi ka nevojë për zot shtëpie, dhe jo adjutant për trafikimin e drogës. Kjo është një ditë historike. Kjo këtu është Shqipëria e punës, e nderit, e virtyteve më të mira. Kjo këtu është Shqipëria e ligjit, demokracisë, integrimit. Kjo është Shqipëria që nuk mashtrohet, nuk gënjehet. Është Shqipëria që aspiron europën. E meritojmë statusin e vendit kandidat edhe për këtë protestë që po bëjnë sot në bulevardin e lirisë, shpresës dhe nderit. Shqipëria nuk është narkotrafiku, por populli i saj i lirë. Nuk është xhungla e një grushti oligarkësh të drogës, por Shqipëria e qytetarëve të saj. Edi Rama kryeministri në detyrë që ka rënë me rënien e avionit në Divjakë, është më larg se kurrë Shqipërisë së parimeve dhe vlerave".

"Shqetësimi që na ka ngritur në këmbë, është ngritja në sistem i narkotrafikut, dhe kjo na rrezikon. Vendi ynë aspiron të jetë pjesë e Evropës, dhe trafiku i drogës nga toka, deti dhe ajri, është fatkeqësia jonë nëse nuk e largojmë, nëse nuk e flakim. Droga në sistem i thotë nxënësit e studentit mos mëso, se mëson më ...

Free Traffic Exchange