A1 Report - Mjeket: Gjendja e grevisteve paraqitet e mire

2015-08-22 0

Meket: Gjendja e grevisteve TIRANE - Vijon në ditën e dytë greva e urisë e 10 përfaqësuesve të shoqatës së të larguarve nga puna në administratën publike, të cilët kanë ndërmarrë këtë akt ekstrem duke kërkuar kthimin e tyre të menjëhershëm në vendet e punës. Ndërsa në orët e para të mëngjesit kësaj greve i janë bashkuar edhe 2 të larguar të tjerë nga puna, por jo pjesë e kryesisë së Shoqatës së të larguarve nga administrata. Ata janë vendosur në çadrën e dytë të ngritur pranë kryeministrisë.

Grevistët, 4 gra dhe 6 burra kaluan natën në dy çadrat e instaluara në krahun e djathtë të Kryeministrisë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka siguruar anën mjekësore të grevës duke vendosur një autoambulancë dhe një staf mjekësor pranë grevistëve. Pranë tyre janë instaluar edhe dy banja portative.

Ajo që nisi si grevë e një numrit të vogël të përfaqësuesve të Shoqatës për Mbrojtjen e të Shkarkuarve nga puna, ngriti "peshë" opozitën, me në krye Lulzim Bashën dhe liderin historik të Partisë Demokratike Sali Berisha. Rreth 200 militantë të PD-së, deputetë, drejtorë të bashkive dhe minibashkive të drejtuara nga demokratët, u grumbulluan pranë çadrave mbrëmjen e të mërkurës, duke shprehur mbështetjen e tyre ndaj 10 grevistëve, mbështetje kjo e ardhur më së shumti pas thirrjeve q ëish-kryeministri Berisha bëri përmes rrjetit social Facebook. "Urgjentisht tek Piramida", -shkruante ish-kreu i PD

Gjatë mbrëmjes grevistët u vizituan edhe nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili i bëri thirrje Ramës të mos luajë me zjarrin dhe policia të mos shkelë ligjin.

Grevistët u vizituan fillimisht nga deputetë të Partisë Demokratike, mes tyre edhe Sali Berisha, thirrjes së të cilit i është përgjigjur e para mbesa e tij, Dasara Malltezi, e cila është shfaqur në grevë dhe ka qëndruar mes të rinjtë e tjerë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Në orën 21:20, Berisha shkoi edhe vetë t'i takojë grevistët, duke u pritur me brohorima. Mesazhi i tij ishte që "Rama paraqet Janukoviçin e Ballkanit dhe shqiptarët duhet t'i sillen Janukoviçit, siç e meriton."

Gjithashtu në mbështetje të grevistëve ka qenë edhe ish-zv.drejtori i Policisë Agron Kuliçaj, ish-zv.ministri Avenir Peka dhe kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha, kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziut

MJEKËT:GJENDJA E GREVISTËVE PARAQITET E MIRË

ORA 10:25 Mjeku Ervin Meço pas vizitës së grevistëve deklaroi se "Nuk kanë probleme, do ndiqen në çdo moment" ai shtoi se "Një grevist ka shenja këputje, por është mirë do i bëhet një kontroll i imtësishëm"