A1 Report - Zgjedhjet e parakohshme KQZ publikon listen me 31 parti

2015-08-22 0

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të Kosovës ka publikuar listën e emrave të partive që do të marrinë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit. Sipas KQZ afati i aplikimit për çertifikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare më 8 qershor, është mbyllur në kohën e parashikuar. Drejtoresha e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, Miradije Mavriqi, u shpreh se procesi ka shkuar mjaft mirë dhe në bazë të planit që ka hartuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ tani do të kontrollojë të gjitha të dhënat e subjekteve politike nëse të dhënat janë të sakta. Më pas përgatitet rekomandimi për KQZ-në për certifikimin e këtyre subjekteve dhe kandidatëve të tyre. Kjo procedurë vazhdon deri me 20 maj.

Deri në orën 24:00 të ditës së premte në Zyrën për Regjistrimin e Partive politike dhe Çertifikim kanë aplikuar 31 subjekte politike, prej të cilave 19 parti, 7 Iniciativa qytetare, 1 kandidat i pavarur dhe 4 koalicione. Partia Demokratike e Kosovës edhe kësaj radhe ka pritur minutat e fundit të kohës për të aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 8 qershorit. Disa minuta para orës 24:00, aplikimet dhe listat me kandidatë për deputetë i kanë dërguar edhe AAK-ja, Vetëvendosja, dhe AKR-ja.

Free Traffic Exchange