A1 Report - Ne protesten antidroge te PD dhe kreu i komunes Lazarat

2015-08-22 22

TIRANE- Thirrjes se kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të protesuar para Parlamentit i janë bashkuar dhe qindra qytetarë nga shumë rrethe të vendit. Çdo kryetar bashkie ose komune demokrat kishte marrë një ditë më parë detyrën për organizimin e transportit të protesuesve nga rrethet.

Për organizimin e demokratëve të Gjirokastrës që erdhën për të protestuar kundër qeverisë së narkotrafikut kjo detyrë i ishte ngarkuar kryetarit të komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, i zgjedhur në këtë post prej vitit 2003. Gazetarët e "A1 Report" zbuluan të parët praninë e Dasho Alikos në protestën e organizuar nga PD para Parlamentit, ndërsa televizioni A1 REPORT transmetoi i pari pamjet që tregonin Alikon në mesin e protestës.

Aliko ka mundur të sjellë në Tiranë rreth 50 persona, kryesisht bashkëfshatarë të tij, demokratë të orëve të para të cilët e shoqërojne sa herë në Tiranë Partia Demokratike ka tubime vijnë me makinat e tyre luksoze. Demokratët e Lazaratit nuk kanë munguar as në protesten e rradhës për të cilën ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeverinë aktuale se e ka kthyer Shqipërinë në një Kolumbi. Në protestë me Dasho Alikon, kreun e komunës Lazarat i zgjedhur i PD-së, nuk kanë munguar dhe ish-drejtues të Policisë së Shtetit.

Për minuta të tëra me Alikon ka qëndruar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushi si dhe ish-drejtori i policisë së Gjirokastrës Ajet Ibro.

Ibro dhe Çaushi kanë shoqëruar gjatë protestës kreun e komunës Lazarat, ndërsa në distancë qëndronin dhe shoqëruesit e Alikos të cilët kanë ardhur me të nga Lazarati prej orëve të para të mëngjesit.

Më tej Aliko ka qënë i pranishëm në protestën e organizuar nga PD dhe në shoqërinë e figurave të tjera qëndore të Partisë Demokratike ku dhe ai bën pjesë.

Sakaq, në mesin e protestuesve është vënë re edhe prezenca e Hivzi Bushati, që drejtonte forcat speciale më 21 Janar 2011, kur u vranë katër protestues, u plagosën dhe u dhunuan dhjetëra të tjerë.

Free Traffic Exchange