A1 Report - Aksidenti në kanion, kreu i komunës Bërzhitë: Procedim "taksambledhësit

2015-08-22 1

TIRANË - Kërkimeve për Erion Alizotin, 18-vjeçari i cili u rrëzua gjatë ekskursionit në kanionet e Erzenit pranë Bërzhitës, u janë bashkuar edhe forcat e Ushtrisë.

Në një lidhje telefonike me A1Report kryetari i komunës, Genci Drita, kërkimet janë në ditën e tretë dhe vështirësohen për shkak të terrenit.

"Kërkimet vazhdojnë intensivisht, policia, punonjësit e mirëmbajtjes, ushtria, RENEA. Është një hapësirë shumë e madhe dhe aty është një grykëderdhje shumë e rrezikshme. Të gjithë janë në kërkim. Gjatë gjithë këtyre viteve që unë kam ushtruar detyrën si Kryetar komune nuk kishi ngarkuar një punonjës që e kemi shkarkuar para një viti. Ne kishim aq shumë kërkesa, nuk ka patur asnjë lloj dëmtimi më të vogël. Nganjëherë ne njihnim personin që i shoqëronte tek shpella. Dhe tek kanionet nuk i zbrisnim sepse është zonë shumë e rrezikshme. Ky grup nuk ka patur asnjë lidhje me komunën. Personi që i ka pritur aty që thotë se ka qenë punonjës i komunës, ne kemi bërë kallëzim sepse nuk ka qenë punonjës i komunës Bërzhitë. Këtu s'ka patur asnjë lloj dijenie, as pushteti vendor, as fshati", deklaron kreu i komunës Bërzhitë për A1 Report.


Ngjarja ka zbuluar edhe abuzimin me pagesat për të ekskursionet në shpellën e Pëllumbasit dhe mungesën e sigurisë në aktivitet që zhvillohen me iniciativa spontane pa patur njohuritë e duhura për zonat e rrezikshme.

Free Traffic Exchange