Vlorë- Në një mbrëmje gala, "Albania Open", aktiviteti i përvitshëm i aeronautikës shqiptare që u zhvillua siç do vit në Vlorë me mbështetjen mediatike të RTV Ora News, mbylli siparin me ndarjen e çmimeve për pilotët fitues.
Bullgari ,Metodi Metodiev, ishte dhe fituesi i cmimit Ora Cup ne "Albania Open", çmim ky që iu dorëzua nga Presidenti i Ora News, Ylli Ndroqi.Në fjalën e tij para të pranishmëve, Presidenti i RTV Ora News e vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë aktivitet sportiv në funksion të promovimit të turizmit dhe imazhit të vendit."Prej një javë ju i keni dhënë një imazh shumë të rëndësishmëm qytetit të Vlorës dhe pse jo gjithë Shqipërisë. Fluturimet tuaja këto ditë dhe në këtë moment të rëndësishëm të hapjes se sezonit të ri turistik në Vlorë kanë patur një vlerësim nga gjithë opinion pyublik. RTV Ora News do të t'ju mbështesë gjithmonë në evente të tilla, sidomos në aktivitete sportive. Por rëndësi ka që cdo aktivitete që lançohet dhe jepet në ekran është në të mirë të imazhit të Shqipërisë se Shqipëria ka nevojë të ndryshojë imazhin e saj në turizëm, sport, kulturë dhe art. Faleminderit të gjithë për prezencën tuaj këtu dhe jam i lumtur që unë përfaqësoj një grupmediatik dhe dua të falenderoj këtu të gjithë kameramanët, teknikë, gazetarët, një staf gjigand. Garantoj gjithmonë mbështetje për të mirën e Shqipërisë, imazhit të saj që është shumë i rëndësishëm"tha zoti Ndroqi.
Ndërsa mori mori pjesë në mbrëmjen gala, Ministri Veliaj falenderoi Presidentin Ndroqi dhe kompaninë e tij mediatike për promovimin e një kulture të re."Shumë faleminderi të gjithëve, Ministres se Turizmit dhe Alketit për këtë aktivitet, Alketit që në fakt çdo vit që e bën rinohet, kështu që është rinuar me 15 vjet dhe mezi presim që të rinohet vitin e 16 dhe të bëjmë atë kampionatin botëror. Është gabim ti jepni fjalën një politikani para darkës por unë jam nga ata të mirët që do flasim pak. Kemi një debat të madh publik se cfarë është modeli i një të riu dhe ja ku kemi një konkurs ku talenti, pasioni dhe kreativiteti i bën të ecin përpara. Shumë faleminderit mikut tim Ylli Ndroqi dhe Ora News që promovon këtë kulturë të të qënit një njeri ndryshe dhe uroj që kjo moda juaj të jetë një modë ngjitëse që sa më shumë të rinj të infektohen me këtë sport, dashuri për natyrën dhe Shqipërinë" tha ai.Në mbrëmjen gala të ndarjes së cmimeve të "Albanian Open" ishte e pranishme edhe Ministrja e Turizmit Gjermeni si dhe përfaqësues të pushtetit vendor të këtij qyteti.