A1 Report - Fyle: Çdo vend qe do te behet pjese e BE, te jete i besueshem

2015-08-22 0

Komisioneri për Zgjerim i BE Stefan Fyle, gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor tha se nëse një vend dëshiron të bëhet anëtar i BE dhe të marrë pjesë në procesin e integrimit, do të duhet të jetë i besuesëm dhe të ketë performancë përsa i përket përmbushjes së kushteve që i kërkohen.

Fyle foli gjithashtu për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë duke thënë se raportet Beograd-Prishtinë dhe marrëveshja e stabilizim-asociimit nuk do të ndikohen nga to.

Ai përgënjeshtroi në mënyrë kategorike zërat sipas të cilave ai interesohet që të zëvendësojë baroneshën Catherine Ashton në postin e shefit të diplomacisë europiane.

Ndërkohë, Presidenca greke e BE-së pas Ministerialit lëshoi një deklaratë për shtyp ku theksoi angazhimin e BE-së për promovimin e axhendës së zgjerimit, duke nënvizuar se zgjerimi është një nga politikat më të suksesshme të unionit.