Përplasen në ditën e Drejtësisë, Naço: Duhet reforma, Çefa: Jo pseudoreforma

2015-08-22 0

Tirane- Me rastin e 9 majit, Ditës së Drejtësisë, ka vazhduar sërish përplasja mes ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço deklaron se reformat në sistemin e drejtësisë duhet të flasin në të njëjtën gjuhë me ato të Brukselit dhe se duhte reformë në Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuse dhe në KLD dhe në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Nga ana e tij Çefa, nënkryetari i KLD-së tha se nuk do të pajtohet me pseudoreformat.
Naço: "Kemi kërkuar reformimin e Gjykatës së Lartë, Reforma në KLD është prioritare pasi mundëson shmangien e mbivendosjes së dy institucioneve, Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD-së. Reformimin e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Jam i bindur se me reformat e ndërmarra do ndryshojmë klimën e mosbesimit në sistemin e drejtësisë" tha Naço.
"Ministri i Drejtësisë ka ftuar zyrtarisht Komisionin e Venecias për dhënien e ekspertizës në këtë drejtim. Inkurajoj gjyqtarët që janë me integritet profesional dhe nuk korruptohen, ata nuk janë të paktë. Qytetarët presin një drejtësi të pavarur politikisht dhe ekonomisht.Reformat në sistemin e drejtësisë duhet të flasin të njëjtën gjuhë me ato të Brukselit. Marrja e statusit të BE do të kërkonte vullnetin e mazhorancës dhe të opozitës" tha Naço.
Çefa: Nuk mund të pajtohemi me pseudoreformat që duan të përbaltin institucionet me qëllim gjunjëzimin e sistemit. Jemi të vendosur të kundërshojmë cdo ndërhyrje. I qëndrojnë pikëpamjes tonë se marrja e sistemit të drejtësisë nën kontrollin politik është forma më e lartë e korrupsionit. Duhet të dijmë të pranojmë me ftohtësi anët e mira dhe të luftojmë anët negative. Çdo kontribut që të ndihmojnë gjykata për të lehtësuar punën e qytetarëve do e mbështesim.