A1 Report - Vllaznia, kampione e Shqiperise ne basketboll per meshkuj

2015-08-22 2

Vllaznia në basketboll për meshkuj është shpallur mbrëmë kampione e Shqipërisë.

Ajo ka mundur në tre ndeshje finale ekipin e Tiranës duke mos patur nevojë të luajë më ndeshjen e katërt dhe të pestë.

Titulli kampion kthehet në Shkodër pas plot 14 vitesh mungesë e kjo është festuar në mënyrën më të mirë të mundshme në një atmosferë vërtetë entuziaste.

Ndeshja ka nisur më mirë për Tiranën e cila ka dominuar në dy periodat e para megjithatë gjërat kanë ndryshuar në dy periodat e tjera teksa shkodranët kanë fituar me rezultatin e përgjithshëm 84-71.
Protagonistët e këtij suksesi, trajneri Bledar Gjeçaj dhe kapiteni Ervin Berdica janë shprehur entuziast për këtë sukses të arritur nga Vllaznia.

Në fund është zhvilluar edhe ceremonia e dhënies së kupës teksa presidenti I Federatës Shqiptare të Basketbollit Avni Ponari, ia ka dorëzuar atë kapitenit të Vllaznisë Ervin Berdica.

Ky moment është shoqëruar me shumë entuziasëm tek 2 mijë tifozët e pranishëm në pallatin e sportit "Qazim Dervishi".