A1 Report - Permiresimi i burgjeve, trajnimi i stafit nga departamenti i gazetarise

2015-08-22 3

TIRANE - Përmirësimi i komunikimit në institucionet e vuajtjes së dënimit, por edhe ndërveprimi mes burgut, familjes dhe shoqërisë ka qenë qëllimi i trajnimeve për 66 punonjës të burgjeve. Gjatë aktivitetit të zhvilluar këtë të hënë në hotel Tirana, krerët e autoriteteve përkatëse folën për domosdoshmërinë e përmirësimit të shërbimit në burgje. Në fjalën e tij Ministri i Drejtësisë Naço u shpreh optimist për rrugën e re në të cilat po hyjnë standardet e drejtësisë në Shqipëri.


"Sigurisht që përpjekjet tona kanë qenë të mëdha për përmirësimin, rritjen e kushteve të trajnimit, trajtimin dhe edukimit të të burgosurve por sigurisht asnjëherë nuk kemi lënë mënjanë dhe trajnimin e atyre që do merren me këta të burgosur", shprehet ministri Naço

Ndërsa drejtuesi i projektit Artan Fuga, njeherësh pedagog pranë Universitetit të Tiranës, vuri në dukje mbështetjen e madhe që i është bërë këtij trajnimi nga Ministria e Drejtësisë.

"Edhe institucioni juaj, emancipohet, evoluon dhe bëhet më profesional por edhe më njerëzor. Nga ana tjetër ecoluojnë edhe universitetët dhe shoqëria nga kërkon që të evoluojmë për të shkuar drejt marrjes përsipër të shërbimeve konkrete dhe jo për të qëndruar thjeshtë të izoluar", shprehet Artan Fuga.

Në fund të aktivitetit u shpërndanë 53 çertifikata në shenjë falenderimi për të gjithë ata që mundësuan dhe morën pjesë në këtë projekt, i cili kishte si qëllim reformimin e sistemit të burgjeve në Shqipëri. Ky trajnim është ndërmarrë nga UNICEF në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Free Traffic Exchange