TIRANE - Ish-shefi i Antidrogës në qytetin e Fierit, Dritan Zagani sëbashku me 5 anëtarët e organizatës që trafikonte sasi të konsiderueshme droge nga Lazarati në Itali, kanë dolë sot para togave të zeza në kryeqytet ku janë njohur me masën e sigurisë "arrest me burg".
Të akuzuarit kanë mohuar akuzën, ndërsa aktualisht oficerë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit dhe prokurorë të Krimeve të Rënda janë duke hetuar dhe akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore ku dyshohet se është përfshirë ish-shefi i Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani.
Mes personave të arrestuar për trafikimin e lëndëve narkotike në bashkëpuniim janë Edison Latifaj, Jorgo Naçi, Niko Brahimaj, Simir Shoha, si dhe Agur Malaj.