A1 Report - Elbasan, Panariti: Jo monopole per pikat e grumbullimit te duhanit

2015-08-22 1

ELBASAN- Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka vizituar ditën e sotme ambientet e Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë të Qarkut të Elbasanit për një fushatë sensibilizuese të tregut BIO në vend. Gjatë diskutimit me specialistët e bujqësisë, ministri është ndalur në mungesën e pikave të mjaftueshme të grumbullimit siç janë bazat frigoriferike, ndërsa ka deklaruar se shumë shpejt edhe Elbasani do të ketë pikën e vetë të grumbullimit, e cila do të ndërtohet në zonën e Mollasit.

Menaxhimi i duhanit në qarkun e Elbasanit është një tjetër çështje shqetësuese në të cilën ministri i Bujqësisë është fokusuar. Sipas tij jemi në kushtet e një monopoli të vendosur nga kompanitë që grumbullojnë duhanin, për këtë arsye në aspektin e grumbullimit sipas tij duhet të përfshihen edhe operatorë të tjerë.

KORÇË, PANARITI: DO MBROJMË TREGUN NGA KONKURRENCA E PANDERSHME
Ndërkohë Panariti është ndalur edhe në qytetin e Korçës, ku u ka kërkuar fermerëve bashkëpunim të ngushtë më ministrinë që ai drejton, në mënyrë që të ketë një koordinim sa më të mirë të punës për shitjen e prodhimeve bujqësore.

Gjithashtu ai ka pranuar shqetësimin e fermerëve për importin e mallrave nga Kosova teksa ka se garantuar se ministria e Bujqësisë do të mbrojë tregun nga konkurrenca e pandershme.

Ministri i Bujqësisë vizitoi fabrikën e përpunimit të lëngut të frutave në fshatin Dvoran, i cili është i njohur për kultivimin e varieteteve të mollës, qershisë dhe dardhës.