TIRANE - Interpol Tirana shpall në kërkim ndërkombëtar 4 xhihadistët shqiptar të Sirisë.
Interpol ka ekzekutuar kështu vendimin e Prokurorisë së krimeve te renda per kerkimin nderkombetar te Almir Dacit, Shkelzen Dumanit, Mehdi Manallarit dhe Shyqyri Kaca.
Emrat dhe të dhënat e tyre jane publikuar edhe në faqen qëndrore të Interpol. Daci, Dumani, Manallari dhe Kaca akuzohen për nxitje dhe organizim të rrjetit të rekrutimeve të besimtarëve musliman në Shqipëri për të luftuar në luftën civile në Siri.
Operacioni për goditjen e rekrutuesve të luftarëve për në Siri nisi disa javë më parë. Krimet e rënda kanë arrestuar 9 persona dhe 4 u shpallën në kërkim.
Grupi i rekrutimeve drejtohej sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga imami i xhamisë së Unazës së Re, Genci Balla dhe imami i xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa.
Gjatë dy viteve të fundit në luftën civile në Siri janë vrarë 7 shqiptarë, ndërsa dyshohet se kanë luftuar dhe 58 të tjerë.
Të arrestuar
Genci Balla
Bujar Hysa
Edmond Balla
Zeqir Imeri
Verdi Morava
Fadil Muslimani
Astrit Tola
Orion Reçi
Gerti Pashja