Xhihadistët, SHBA:'Berisha' e dinte që në 2012, 'Rama' e cilësoi jo urgjente

2015-08-22 1

Tirane- Institucionet e qeverisë shqiptare kanë qenë në dijeni prej vitit 2012 që një grup i vogël shqiptarësh kanë udhëtuar për të luftuar në Siri. Ndërkohë që qeveria e atëhershme "Berisha" ishte në dijeni, qeveria "Rama" e ardhur nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit e ka parë si kërcënim më pak urgjent duke i dhënë përparësi përpjekjeve të saj kundër narkotikëve. Këto janë konstatimet që Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë për Shqipërinë në raportin vjetor për terrorizmin i cili u bë i ditur sot. Sipas DASH, "Qeveria shqiptare i ka dhënë përparësi përpjekjeve të saj kundër narkotikëve dhe i drejton burimet e kufizuara të zbatimit të ligjit dhe sigurisë së kufijve kundër këtij objektivi." Në vijim të raportit, DASH vë në dukje se ndonëse Shqipëria ka vullnetin politik për të bashkëpunuar me vendet në rajon për nismat anti-terrorizëm por , asaj i mungoi kapaciteti për të vënë në zbatim kontrolle të efektshme. Korrupsioni "Korrupsioni, bashkë me një sistem gjyqësor që funksionon keq, vazhdoi të pengonte përpjekjet e Shqipërisë për zbatimin e ligjit" thekson raporti. Një tjetër problematikë e ngritur nga DASH është mungesa e kapaciteteve. Sipas raportit Shqipëria nuk ka kapacitetin të grumbullojë të dhëna biometrike përveç atyre që gjenden në kartat e identitetit biometrike. Të dhënat e gjurmëve të gishtave nga migrantët klandestinë grumbullohen, por jo të gjitha pikat e kalimit të kufirit janë të pajisura me skanera, çka vonon apo identifikimin e individëve mbi bazën e të dhënave nga gjurmët e gishtave. Në një vështrim të përgjithshëm mbi Shqipërinë, DASH thekson se Shqipëria zhvilloi zgjedhje kombëtare në vitin 2013, ku qeveria ndryshoi nga një koalicion i drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë në një të udhëhequr nga Partia Socialiste e qendrës së majtë. Ndryshimi në qeveri sipas DASH nuk ndikoi në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë kundër terrorizmit, ku administrate e re vazhdoi marrëdhënien e fortë të bashkëpunimit të vendit me SHBA. DASH nënvizon se institucionet e qeverisë shqiptare kanë qenë në dijeni prej vitit 2012 që një grup i vogël shqiptarësh kanë udhëtuar për të luftuar në Siri.