Në fjalimin e tij të enjten në Kuvend, kr" /> Në fjalimin e tij të enjten në Kuvend, kr"/>

Ora News - Nuk u besoi syve, kush është Profesori "fantazmë" që Rama e dinte në botën tjetër

2018-12-14 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në fjalimin e tij të enjten në Kuvend, kryeministri Edi Rama zgjoi kureshtjen e njerëzve kur foli për një pedagog 'fantazmë' të komunizmit, i cili i kishte trazuar mendjen pasi tha se e dinte në botën tjetër.

E në fakt bëhet fjalë për profesorin e Ekonomisë, Sherif Bundo. Emisioni "360 Gradë" i Artur Zhejit publikoi mbrëmjen e së enjtes fjalimin e profesorit të Ekonomisë, Sherif Bundo, drejtuar studentëve të tij në Fakultetin e Ekonomisë, ku ju argumentonte tre arsye se pse ata nuk duhet të pranojnë dialog me Ramën.

Sherif Bundo: Mos pranoni dialog për këto arsye: 1. Kryeministri nuk është i besueshëm.Këtë e ka vërtetuar me qëndrime të ndryshme brenda një periudhe kohore të shkurtër.

2. Nuk është i besueshëm, këtë e ka treguar me qëndrimet që ka mbajtuar ndaj protestave të ndryshme që nga armët kimike.

3.Ka bërë shantazh dhe diversion në komunikimin me ju nëpërmjet rrjeteve sociale. Ju ka shantazhuar dhe ju ka thënë ejani me mua kundër atyre të tjerëve.Nuk e lidh politikisht, qoftë edhe kur ju ka thënë "ejani me mua kundër pedagogëve tuaj", për mua ky është një shtantazh i hapur.

Por çfarë tha Rama për "fantazmën që e dinte në botën tjetër

Edi Rama: Më falni shumë, por kur kam parë dje, një video nga diskutimi në Fakultetin Ekonomik, që studentët e mbledhur aty kërkonin të binin dakord e të kishin konsensus për të hapur dialogun dhe studentëve ju fliste një fantazmë e Partisë së Punës, e pjesës më vulgare të Partisë së Punës, një doktor shkencash që doktoratën e ka bërë me titullin ?efiçensa e kalit në ekonomi?, - është titull doktorature nuk është poezi satirike.

Një personazh që nuk kam asgjë personale, por unë e dija tanimë në botën tjetër dhe aq shumë u habita, sa besova që më bënin sytë. Një personazh që përfaqëson gjithçka që ne nuk mund ta gëlltisnim më, kur dolëm në vitin ?90-të kundër regjimit. Fytyra e mediokritetit dhe e gjithë hipokrizisë dhe e gjithë farsës së atij regjimi ju flet studentëve, sot, me megafon dhe ju thotë pse nuk duhet të dialogoni me Kryeministrin e vendit.

O Zot, nuk është sot ditë për të kërkuar dialog, sot është ditë për t?u lutur për studentët, për t?u lutur që këta djaj me brirë të mos bëjnë më aq dëm, sa kanë bërë gjithë këto vite! Kryetari i Komitetit Kombëtar të Turizmit, një i nxjerrë nga ato kallëpet e djathit kaçkavall si komunist e i kthyer në socialist, që çonte letra sekrete për të stimuluar prodhimin e bulmetit në hotel-turizëm dhe orientonte hotel-turizmin që t?i blinin produktet tek vëllai i vet në Përmet. Letër sekret! I kam dëshmitarët për këtë, i kam dëshmitarët kryeministra.

Më falni, ku jetojmë, në çfarë pike kemi arritur?!Në fund të vitit 2018 diskutojmë a duhet të flasim, apo nuk duhet të flasim! Dhe më e bukura me mua është që, kur unë dua të flas, jo thonë, ti nuk duhet të flasësh. E pse nuk duhet të flas? ?Se na mbush mendjen?.

Kjo është një çmenduri - ?se na e mbush mendjen?. Jo atyre, por studentëve. Mos flisni me atë, se do ju...