Elbasan- Një vrasje ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Viktima Arben Çeta, është qëlluar me armë zjarri në lagjen e quajtur "11 nëntori", të këtij qyteti.
41- vjeçari është qëlluar me 3 plumba në kokë. Ai është ekzekutuar ndërsa ishte brenda në makinë.
Për Policinë e Elbasanit 41-vjeçari Arben Çeta, figuron si një person me precedent penal. Sipas uniformave blu dyshohet se ekzekutimi mund të ketë ndodhur për motive hakmarrje.
Çeta është plagosur edhe më parë në 16 nëntor të vitit 2013. Ai u qellua me pistolete nga nje person ende i paidentifikuar ndërsa darkonte me disa miq të tij në një lokal në Labinot-Fushë, në periferi të qytetit.
Gjithashtu viktima ka qënë i dënuar për vrasje në vitin 1997, me 13 vjet heqje lirie.