A1 Report - Durres, vritet me arme zjarri "kazanova" Arben Tollia (pamje nga vendi i vrasjes)

2015-08-22 17

DURRES- Ekzekutohet ,me breshëri kallashnikovi rreth orës 22:30 në Xhafzotaj të Durrësit Arben Tollia.

Viktima ka qënë i dënuar me 12 vite burg për përdhunim. 55-vjeçari, i cili kishte 15 ditë që është liruar nga burgu, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Vrasja ka ndodhur në afërsi të shkollës 9-vjeçare në Xhafzotaj.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkaq, bëhet me dije se viktima Arben Tollia ishte arrestuar disa herë nga policia dhe ishte dënuar nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë dhe mashtrim.