TIRANË - Grida Duma bashkë me ortakun e saj Roland Rexho, në të njëtën ditë që bënin kontratë për t'i dhënë 3 apartamente pronarit të truallit ku do ndërtonin pallatin, po atë ditë ua shitnin këto blerësve. Por pronari i truallit ka bërë kallëzim në prokurori për mashtrim dhe falsifikim si edhe kërkon dorëzimin e dy apartameve që nuk i janë dhënë.
Por cili është objekti i kallëzimit penal të pronarit të truallit Albert Pali, për mashtrim për koordinatoren e Marrëdhënieve me Publikun e Partisë Demokratike, Grida Duma?
"Klienti im Albert Pali kallxon dy persona të një firme ndërtimi "Kristian Construction" të cilët kanë bërë një akt marrëveshje, kontrat sipërmarrje i cili i ka vënë në dispozicion truallin dhe do të merrte nga ata një sipërfaqe prej 300 metër katror ndërtim të përbërë nga 3 apartamente më nga dy dhoma dhe një kuzhinë", deklaroi avokati Ferdinand Ndoja.
Shkelja dhe pabesia më e madhe sipas avokatit është fakti se në të njëjtën ditë që bëhej kontrata me pronarin e tokës, në të njëjtën ditë Grita Duma me ortakun Roland Rexho, I shitnin të njëjtin apartament shtetasit Dritan Çela, I cili banon në atë apartament.
Duma ka qenë aksionere me Rexhon kur janë lidhur të gjitha kontratat dhe në vitin 2010, është tërhequr nga kompania Kristal Konstruksion, duke i shitur 30 përqind të aksioneve që i kishte blerë në vitin 2002 për 5 milion lekë të reja ortakut Rexho.
Familja Pali, zgjidhjen e pret nga Prokuroria ku janë depozituar kallëzimet për mashtrim dhe falsifikim
"Në fund i kanë dhënë vetëm një apartament dy dhoma një guzhinë të pabërë nga 90 metra katror dhe pjesën tjetër ata e kanë shitur. Kontrata është firmosur në vitin 2008 nga dy drejtuesit e shoqërisë që janë Roland Rexho dhe Grida Duma. Këtë pune si Grida Duma si Roland Rexho sipas historikut të QKR-s e kanë bërë me shumë përsona të tjerë", deklaroi për A1 Report avokati Ferdinand Ndoja.