A1 Report - "Belle Air", shiti bileta edhe pasi kërkoi të shpallte falimentin

2015-08-21 2

TIRANE- Vendimi për pezullimin e fluturimeve nga Kompania "Belle Air" ka shkaktuar kaos sot në aeroportin "Nënë Tereza". Qindra qytetarë, të cilët kishin prerë biletat, ditë më parë tek kjo kompani, nuk kanë mundur të udhëtojnë duke qëndruar me orë të tëra në aeroport pa u kontaktuar nga askush për t'i dhënë një zgjidhje situatës.

Në një moment, gjatë paradites, pasagjerët të irrituar kanë tentuan të bllokonin Chekin dhe hyrjen e aeroportit.

Më pas Kompania shqiptare e fluturimeve "Belle Air" e cila dje ka shpallur dje pezullimin e përkohshëm të fluturimeve ndërkombëtare për shkak të situatës financiare njoftoi se do të kryente mbrojtjen e pasagjereve përmes kompanisë "Blue Panorama Airlines". Por kjo kompani që nga dita e djeshme vazhdon të jetë në pritje për marrjen e lejes nga Avioni Civil Shqiptar.

Drejtoria e Aviacionit Civil, u mblodh për të sqaruar situatën pas pezullimit të fluturimeve ndërkohë që ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto përmes një njoftimi për shtyp akuzoi kompaninë për keqmenaxhim dhe mungesë transparence. Madje Haxhinato tha se qeveria ka bërë përpjekje maksimale për të evituar ditën kur kjo kompani të mos ishte e aftë të realizonte detyrimet ndaj qytetarëve. Për këtë ishte arritur një marrëveshje ndaj autoriteve tatimore të kompanisë me qëllim që të ristrukturohej detyrimi i saj dhe ajo vazhdonte të mbetej në treg, ndërkohë kjo kompani kishte marrë "vendimin e papritur të pezullimit të fluturimeve në dëm të qytetarëve"

Free Traffic Exchange