Konferenca e shkollës së doktoraturës Shqipëri-Tetovë, më shumë cilësi në fakultete

2015-08-22 1

Maqedonia ka mirëpritur konferencën e dytë ndërkombëtare shkencore të Doktoraturës. Konferenca u mbajt në Tetovë mes Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Tiranës dhe Fakultetit të Mjekësisë së Tetovës, ku dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Tiranës, Petrit Bare, shprehu nevojën e rritjes së nivelit të dhënies së titujve në shkollat e doktoraturës. Ndërsa zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, tha se kjo konferencë nxjerr në pah raportet dhe standartet e studimeve shkencore bashkëkohore, në fushën e mjekësisë. Në konferencën e dytë ndërkombëtare shkencore të doktoraturës u krijua edhe mundësia e zgjerimit të bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar mes shkollave të doktoraturave Italisë, SHBA-së, Kosovës etj.

Free Traffic Exchange