A1 Report - Ukraine, Jatsenuk paralajmeron Rusia do nise Luften e III Boterore

2015-08-22 0

KIEV - Kryeministri ukrainas Arseni Jatsenuk ka akuzuar Rusinë se do të fillojë Luftën e Tretë Botërore. Sipas tij bota ende nuk e ka harruar Luftën e Dytë Botërore, ndërsa Rusia kërkon të nisë të Tretën.

Jatsenuk shtoi se Moska do të pushtojë Ukrainën "ushtarakisht dhe politikisht", duke krijuar një konflikti i cili do të përhapet në të gjithë Europën.

Me gjithë marrëveshjen e arritur në Gjenevë javën e kaluar mes Ukrainës, SHBA-së, Rusisë dhe BE, situata në Ukrainë vazhdon të jetë e tensionuar. Ditën e enjte qeeria ukrainase nisi operacionin anti-terror në qytetin e Slaviansk ku 5 pro-rusë humbën jetën.

Presidenti rus Vladimir Putin e dënoi këtë veprim të Kievit duke e quajtur krim të rëndë përdorimin e dhunës ndaj popullit të saj.