Llalla tek "Ligjet": Nxjerrja e sekretit hetimor shqetësim, bashkëpunim korrekt me policinë

2015-08-22 1

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla,ngre shqetësimin lidhur me nxjerrjen e sekretit hetimor. Ndërsa raportoi pasditen e sotme në Komisionin e Ligjeve lidhur me gjendjen e kriminalitetit për vitin 2013, Llalla tha se lidhur me këtë çështje janë marrë disa masa disiplinore.

Kreu i akuzës ka ngitur shqetësimin edhe për rritjen e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa shtoi se pjesa më e madhe e droges është bllokuar në flagrancë në pikat e kalimit kufitar.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vitin 2013, Kryeprokurori foli për një përparim të dukshëm të aktivitetit të Prokurorisë falë aktivizimit më madh të qytetarëve. Ai tha se ka një rritje të procedimeve penale me 12% krahasuar me vitin 2012, duke arritur në 54% vitin e shkuar.

Shpërthimet me tritol, pastrimi i parave dhe hetimi ndaj zyrtarëve që janë denoncuar për korrupsion, kanë qenë të tjera pika të nxehta që u diskutuan në Komisionin e ligjeve.

Për shpërthimet me tritol, Llalla vlerësoi bashkëpunimin korrekt me Policinë dhe SHISH-in, foli për disa raste procedimi për pastrim parash, ndërsa deklaroi se për vitin që lamë pas nuk ka patur asnjë kallëzim penal për zyrtarë të përfshirë në korrupsion.

Free Traffic Exchange