Me 13 vota pro dhe me votën kundër të Adriatik Alimadhit të Ballit Kombëtar," />
Me 13 vota pro dhe me votën kundër të Adriatik Alimadhit të Ballit Kombëtar,"/>

RTV Ora - "Ligjet" miratojnë raportin për ngritjen e Komisionit Hetimor për Metën

2019-07-01 0

#rtvora

Me 13 vota pro dhe me votën kundër të Adriatik Alimadhit të Ballit Kombëtar, Komisioni i Ligjeve miratoi raportin për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Deputeti Adnor Shameti, në cilësinë e relatorit teksa renditi gjetjet e raportit informoi komisionin se Presidenti Meta ka refuzuar të raportojë para komisionit, duke akuzuar për gjuhë jo etike dhe profesionale.

Shameti: Shkresës së Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, iu përgjigj sekretarja e përgjithshme e institucionit të presidencës. Në këtë shpresë që përmban një gjuhë jo etike, ironike, fyese dhe tejet ofenduese dhe aspak të denjë për institucionin që përfaqëson për kreun e shtetit ndaj deputetëve, komisioni i çështjeve ligjore dhe ndaj kuvendit, nëpërmjet sekretares së përgjithshme presidenti i Republikës qartazi dëshmoi se nuk kishte interes të dëgjohej gjatë shqyrtimit të kërkesës në komision.

Ndërsa deputeti Spartak Braho tha se Presidenti ka cënuar sovranitetin e zgjedhësve.

Braho: Ne jemi vënë në dijeni të një vendimi të Kolegjit Zgjedhor, i cili e ka bërë nul dekretin e presidentit. Një rrethanë e cila duhet të jetë në prezencë në kërkesë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ligjet-miratojne-raportin-ngritjen-e-komisionit-hetimor-meten
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz