Ministri i Drejtësisë Nasip Naço shprehu sërish vendosmërinë e mazhorancës për të reformuar Këshillin e lartë të Drejtësisë.
Naço tha se në një kohë kur vetë Presidenti pranon se ka gjyqtarë që nuk mendojnë për punën por për zarfet që marrin cdo mëngjes, atëherë situata është më serioze seç duket.
"Unë besoj që krahas rezultateve që ka sistemi gjyqsor në Shqipëri që ne nuk duhet t'i fshehim, ka edhe probleme të shumta. Mjafton t'i referohemi fjalës së Presidentit të Republikës i cili thotë që gjyqtarët në mëngjes nuk mendojnë si të fillojnë punën, por duke marrë një zarf që presin nga avokati, prokurori apo të tjerët. Besoj që situata është shumë e rëndë kur e thotë Presidenti i Republikës, kryetari i Këshilit të Lartë të Drejtësisë.
Besoj që sistemi në Shqipëri ka akoma vend për tu reformuar pasi problemet janë të shumta. Problemet e KLD-së janë të shumta. Në këto 6 muaj kam kërkuar dhe inkurajuar që ti përmirësojnë problematikën, të jenë më të përgjegjshëm, më eficentë dhe të bëjnë progres në punën e tyre.
Sigurisht që një pjesë e tyre janë në ishullin e qetësisë së tyre, nuk kërkon që reformat të bëhen, pasi ata mendojnë se janë më të pavarur seç duhet dhe nuk shikojnë se çfarë ndodh nga ky ishull i tyre.
Unë besoj që ata janë çdo ditë nën vështrimin e medias, të shoqërisë civile, të qytetarëve por edhe të partnerëve tanë ndërkombëtar dhe besoj se në ditët që do të vinë ne do të jemi më të ashpër në luftën ndaj korrupsionit, shkeljes së ligjit, ndaj kujtdo dhe gjithsecilit, pavarësisht se mund ta ketë ishullin e vet dhe kërkon dhe ta privatizojë. " .
Deklarat e ministrit Naço erdhën pas prezantimit të rekomdimeve të qeverisë për prokurorinë shqiptare,ku merrnin pjesë drejtuesit kryesorë të akuzës. Në fokus të rokmandimeve ishte lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.