A1 Report - Finalja e volejbollit per femra kampione UMB, humb 'Partizani'

2015-08-22 18

DURRËS- Në Durrës në pallatin e sportit "Ramazan Jala" u zhvillua ndeshja e tretë finale e volejbollit për femra ndërmjet skuadrave të Universitetit Marin Barleti dhe Partizanit. Ndeshja e fundit e play offit, e cila u fitua me rezultatin 3 me 2 nga skuadra e UMB-se, gjatë gjithë takimit pati kore tifozësh që kishin ardhur nga kryeqyteti për të ndjekur skuadrat e tyre të zemrës.

Takimi ishte shumë i fortë dhe u desh seti final për të përcaktuar ekipin fitues ku UMB dhe që u shpall kamion i vendit në pallatin e qytetit të Durrësit.

Ndeshja u transferua në Durrës pasi pallati i sportit Asllan Rusi në Tiranë ku ishte parashikuar të luhej ndeshja dhe ku ishin zhvilluar dy takimet e para ju dha televizionit Klan për audicionet e X Factor.

Në këto kushte pati polemika sidomos nga trajneri i Partizanit, Roland Tare, i cili tha se transferimi i ndeshjes në Durrës bëri që të mos kishin mbështetjen e fortë të tifozëve.

Në fund të ndeshjes zv/trajneri i partizanit Ilir Thanasi pati përplasje me gjyqtarët e ndeshjes dhe me drejtuesit e federatës, të cilët po përgatiteshin për të zhvilluar ceremoninë e shpalljes së skuadrës fituese.

Është dashur edhe ndërhyrja e forcave të rendit që shoqëruan në mjediset e komisariatit të policisë zv/trajnetin e Partizanit.
Ndeshja e tretë finale e "play off"-it në volejboll për femra midis "UMB Volej" dhe "Partizanit" u zhvillua në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit për shkak të spektaklit "X Factor" të televizionit "Klan", që zhvillohet në stadiumin "Asllan Rusi" të Tiranës.

Ndryshe nga dy ndeshjet e para, e treta nuk u luajt në Tiranë. Kjo sjellë edhe reagimin e klubeve, që nuk e kanë pritur mirë, pasi u vështirësua prania e tifozëve në Durrës.

I kontaktuar nga "A1Report!", Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Leonard Tase, shprehet se "ndryshimi ndodhi për arsye objektive dhe kontratash, pasi Pallati i Sportit është zënë nga një event, që do të zgjasë deri të enjten.

"Ne, si Federatë, nuk kemi mundësi të ndërhyjmë, pasi gjithçka varet nga klubet, përjashto rastet kur luan ekipi kombëtar. Për rastin në fjalë kontaktuam edhe me drejtorin e pallatit të sportit "Asllan Rusi", Ardian Yzeiraj, i cili u shpreh se "jam kontaktuar nga producentja e "X Faxtor", Vera Grabocka, disa muaj më parë dhe kemi nënshkruar kontratën. Nuk mund të prishja kontratën me "X Factor", pasi do të humbnim paratë.

"Federatës dhe klubeve u kam propozuar një datë tjetër, por që nuk është pranuar; është një koincidencë dhe nuk ka vend për keqkuptim; një zhvendosje e tillë ka ndodhur edhe më parë" deklaroi ai.

Ndërsa, Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani u shpreh se ai nuk ka dijeni për ngjarjen, por do të kërkojnë informacion menjëherë për të sqaruar gjithçka.