A1 Report - Vlore, VKM per plazhet private "tëe shfrytëzojne 20% te bregdetit"

2015-08-22 0

VLORE- Plazhet e Vlorës kanë të drejtë të shfrytëzojnë vetëm 20% të bregdetit, ndërsa më shumë akses këtë sezon të ri veror do të kenë qytetarët. Ky fakt ka dalë nga pah pas mbërritjes së vendimit të këshillit të ministrave për shfrytëzimin e bregdetit, pohuar për "A1 Report" nga drejtori i dhomës së tregtisë dhe industrisë në Vlorë, Arben Breshani. Ai e ka vlerësuar këtë si një nismë pozitive dhe që sjell rritjen e numrit të turistëve drejt bregdetit të Vlorës.

Ai kërkoi edhe ndërhyrjen e menjëhershme për pastrimin e vijës bregdetare nga mbetjet dhe inertet.

Pushuesit e kanë ngritur disa herë problemin e mungesës së plazheve publike, pasi sipërfaqe të konsiderueshme zaptoheshin nga operatorët privatë.

Free Traffic Exchange