1400 punëtorë të rafinerisë së naftës në qytetin e Fierit dhe te Ballshit protestuan mëngjesin e së enjtes për plotësimin e kërkesave të tyre.
Ata kërkojnë marrjen e pagës së prapambetur prej 4 muajsh, respektim të kontratës kolektive dhe rikthim të repartit zjarrëfikës për Fierin.
Sipas tyre, mosfunksionimi i repartit të zjarrëfikëses është një minë me sahat. Por ajo që është me e rëndësishmja, është fakti se 1400 punëtorët rrezikojnë të ngelen në rrugë të madhe që sipas tyre vjen për efekt krize.
Kjo është protesta e dytë e zhvilluar nga punëtorët, të cilët kanë kërkuar zgjidhje, ose në rast të kundërt kërcënojnë me grevë urie.