A1 Report - PD: "Rilindja" në Korçë emëron persona me precedentë

2015-08-22 4

TIRANE -- Denoncimet e Partisë Demokratike për emërime të personave me precedentë në poste zyrtare, këtë radhë janë përqendruar në qytetin e Korçës, duke marrë shka dhe nga vetëvrasja e një 52-vjeçareje e cila u bë shka për sulme poltike mes palëve për shkaqet që e çuan drejt vetëflijimit.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi solli tre emërime në institucione që sipas saj janë persona me precedentë penalë.
"Drejtor i Metrologjisë është emëruar Muharrem Meko, ish-kryetar i PS-së në Korcë, i dënuar nga Gjykata për veprën penale të pengimit të vendimit gjyqësor.
Në krye të kualifikimit profesional, është emëruar Anxhela Taho, kryetarja e FRESH-it, e cila është e përfshirë në hetimet e prokurorisë si organizatorja e blerjes së votave për zgjedhjet lokale në Korçë, e kapur në flagrancë me zë e me figurë.
Drejtor i Shërbimit Pyjor në Korçë, është emëruar Arsen Selimi, ndaj të cilit një gjykatë në Amerikë ka vendosur t'i refuzojë qëndrimin atje dhe ta kthejë në Shqipëri me akuzën e dhunës në familje dhe të mashtrimit", tha Vorpsi.
Përmes kësaj deklarate ajo kërkoi përgjigje nga kryeministri Rama se në cilin nen të kodit të etikës ka zbatuar në këto tre emërime.
Të menjëhershme kanë qenë reagimet e tre drejtuesve të institucioneve në Korçë të denoncuar nga Partia Demokratike si persona me precedent penalë.

Drejtori i Metrologjisë, Muharrem Meko tha se nuk ka bërë asnjë vit burg dhe se në vitin '97 Berisha e izoloi një muaj në cilësinë e gazetarit.

Ai u akuzua nga zëdhënësja e demorkatëve Laura Vorpsi se është dënuar nga Gjykata për veprën penale të pengimit të vendimit gjyqësor.

Reagimi i radhës erdhi nga drejtoresha e Kualifikimit Profesional në Korçë, Anxhela Taho, e cila hodhi poshtë akuazat se është organizatorja e blerjes së votive në Korcë. Taho tha se sulmet e opozitës janë shpifje dhe të verifikueshme nga organet e drejtësisë.

Free Traffic Exchange