ELBASAN - Rreth 500 banorë të fshatit Godolesh në rrethin e Elbasanit prej një jave janë zhytur në errësirë të plotë. Shkak është bërë vjedhja e 2 transformatorëve të energjisë elektrike me qëllim tregtimin e tyre për skrap dhe mosmarrja e masave nga ana e CEZ shpërndarje për zëvëndësimin e tyre.
Në këto kushte, banorët kanë protestuar natën e mbrëmshme për të sesibilizuar instancat përkatëse për zgjidhjen e këtij problemi.
Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së transofrmatorëve që kanë lënë në terr të plotë banorët e këtij fshati në Elbasan.