FIER- Qendra e qytetit të Fierit dhe bulevardi "Jakov Xoxa" shumë shpejt do të kenë një pamje të re.
Kjo falë një projekti të bashkisë së Fierit, i cili ka gjetur konsensusin në Këshillin Bashkiak, ndërkohë që lidhur më këtë qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej 204 milionë lekësh.
Kryebashkiaku, Baftjar Zeqo, jep më shumë detaje për këtë investim.
Kreu i bashkisë u premtoi qytetarëve fierakë se investimet në këtë qytet nuk do të ndalen në përfundimin e këtij projekti.