FIER- Ambientet ku sot ndodhet "ish-Azotiku" i Fierit në të ardhmen pritet të shndërrohen në një qendër urbane të zhvilluar. Projekti për këtë ndryshim rrënjësor është hartuar nga një grup pune i përbërë nga pedagogë dhe studentë të universitetit të Barit në Itali.
Këta të fundit prej tetë muajsh kanë punuar për planin e shndërrimit të këtij ambienti, ndërsa maketet e përgatitura dhe projektin e përfunduar ata e kanë paraqitur sot para bashkisë Fier.
Kryebashkiaku Baftaj Zeqaj teksa jep detaje të këtij projekti, shprehet se do nisë puna për miratimin dhe më pas zbatimin e tij.
"Ish-Azotiku" i Fierit prej 30 vitesh nuk kryen më funksionin e tij, ndërsa hajdutët e skrapit i kanë dhënë atij edhe goditjen përfundimtare, duke i përvetësuar pjesën dërrmuese të objekteve metalike.