A1 Report - Shqiptaret ne Siri, arrestohet ne Konia kryeorganizatorit turk

2015-08-22 11

TIRANE- Turqia lajmëroi Shqipërinë që para një viti se bashkëkombasit tanë po dërgoheshin të manipuluar për Xhihad në Siri, por as arrestimi i turkut që ia krijonte këtë mundësi nuk u ka bërë përshtypje autoriteteve shqiptare të sigurisë. Burime të mirëinformuara pranë agjencive ligjzbatuese thanë për gazetën "Shqiptarja.com", se marsin e 2013-ës, në Konia të Turqisë u arrestua shtetasi turk Murat Genzeler, si nyja kyçe e dërgimit të shqiptarëve drejt qyteteve kufitare me Sirinë, ku imamët e vetëdeklaruar shqiptarë shfrytëzonin gjendjen ekonomike të atyre që tepër rishtaz ishin bërë besimtarë myslimanë dhe përmes mashtrimit të familjarëve hidheshin në luftë. Nga ana tjetër hedhja në erë në Irak e kamikazit kosovar Blerim Demiri, po krijon drojë për mundësinë e përsëritjes së akteve që cenojnë sigurinë dhe rendin.
Manipulimi dhe mashtrimi i madh
Arrestimi i disa personave pak javë më parë në Tiranë e Librazhd, si dhe shpallja në kërkim e disa të tjerëve, me akuza të rënda, tronditi opinionin publik shqiptar, i cili krejt papritur u përball me një realitet pothuajse të panjohur. Shumëkush e pati të vështirë ta besojë se nga vendi ynë ishin nisur luftëtarë, të cilët në emër të Zotit, luftuan në Siri. Siç njihet edhe fetarisht vajtja në luftë në emër të Zotit është shkalla më e lartë e besimit dhe atë e bëjnë vetëm ata që kanë shpirt krejt të pastër e besim të fortë. Madje edhe në retorikat e dijetarëve të Islamit thuhet unanimisht se që të ketë Xhihad duhet që fillimisht të plotësohen disa kushte.

Ajo që nisi në Siri si luftë ndaj një diktatori, shumë çuditshëm e papritmas u kthye në Xhihad me shumë pikëpyetje. Me përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, Siria u kthye në një mishmash të vërtetë ku tashmë luftojnë të paktën 4 grupe: Xhabhat Al Nusra, ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit), Xhejshul Hurr (Ushtria e Lirë Siriane, krahu revolucionar) dhe përballë tyre qëndrojnë forcat e Asadit. Në një situatë të tillë edhe dijetarët më mendjendritur do ta kishin të vështirë të shpreheshin nëse ka apo jo Xhihad në Siri. Por mesa duket për disa pseudo-imamë dhe pseudo-besimtarë në Shqipëri, nuk ka pasur dyshim. Burimet e lartpërmendura shtuan se shumica e të ikurve për Xhihad nuk kanë prindër besimtarë.

Këta "xhihadistë të thekur", kësisoj kanë anashkaluar me vetëdije një tjetër Xhihad shumë të rëndësishëm që është puna bindëse me prindërit për t'i kthyer në fenë e besimit të drejtë. Shumica u larguan duke u thënë gënjeshtra të lloj-llojshme familjarëve, pa pasur frikë se kështu kanë thyer sërish ligjet e Islamit (leja nga nëna, nijeti i pastër) dhe çfarë është më interesante, pjesa më e madhe e të larguarve për Xhihad, kishin fare pak kohë që ishin integruar në fenë Islame dhe ishin bërë praktikantë të saj.

Në raste të veçanta është shfrytëzuar ose u tentua të shfrytëzohet gjendja e rënduar ekonomike e disa personave dhe nuk është marrë fare parasysh se për të dërguar njerëz për Xhihad nevojitet zemër e pastër dhe besimi tek Zoti e jo një shum...