TIRANE -- Një grup qytetarësh shqiptarë kanë protestuar pasditen e sotme, në sheshin para Piramidës dhe pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, kundër torturave të ushtruara ndaj të dënuarit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli, vdekur në burgun grek të Nigritas. Me flamuj shqiptarë në duar, protestuesit kanë kënduar himnin kombëtar dhe janë përplasur edhe me policinë, e cila ka përdorur ndaj tyre edhe shkopinj gome për t'i shpërndarë.
Ndërkaq, në orët e mesnatës ka reaguar edhe Policia e Tiranës në lidhje me protestën e djeshme dhe akuzat e bëra ndaj saj për ushtrim dhune. Sipas tyre, nuk ka pasur leje për të zhvilluar këtë tubim-protestë para ambasadës së Greqisë.