Mesazhin të cilin opozita e përdori si provë për të "sulmuar" Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Komisionin hetimor për policinë e Shtetit, duket se do të sjellë edhe njëherë në vëmendjen e mazhorancës institucionin e SHISH.Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, anëtar i këtij Komisioni, drejtoi gishtin nga SHISH për përgjim ,duke lëshuar akuza ndaj shërbimit për lojë të pisët me qeverinë dhe policinë e shtetit.Në studion e RTV Ora News me gazetarin Patrik Sadiku, Ndreu ftoi këtë shërbim të futet në hullitë e ligjit dhe të shfrytëzojë energjitë në luftën ndaj krimit, jo në sulme të deputetëve të mazhorancës, Ministrit , apo funksionari tjetër.