Noka "nxjerr" sms e Ramës për Ministrin, Tahiri mohon. PS akuza PD për përgjim të qeverisë

2015-08-22 3

Komisioni hetimor për lëvizjet në policinë e shtetit ka përplasur mes tyre ish-drejtuesin e Mnistrisë së Brendshme, Flamur Noka, dhe Ministrin aktual Saimir Tahiri. Noka lexoi nga telefoni i tij një mesazh të cilin pretendon se Kryeministri Edi Rama ia ka dërguar Tahirit. Kjo ngjalli debate mes anëtarave të Komisionit. Sipas Nokës, Rama përmes sms i kërkonte Tahirit të flinte më pak, të reflektonte, dhe të merrte masa për rendin e sigurisë.Nga ana e tij ministri i Brendshëm bëri të ditur se ai ishte një sms që ia kishte dërguar vartësve. Komisioni hetimor i nisur prej orës 13:00 ende vazhdon. Gjithsesi ky mesazh është kthyer në një "mollë sherri" që ka shtruar pyetje pa përgjigje nëse është përgjuar komunikimi telefonik apo sms e Tahirit është dekonsipuar nga njëri prej vartëse të tij.