TIRANE - Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka zhvilluar një videokonferencë me paqeruajtësit në Afganistan për t'ju ofruar mbështetjen maksimale të dikasterit që drejton.
Komandanti i "MAT - 5", kolonel Ardjan Bali dhe komandanti i "Eagle 8", major Agron Kuta informuan ministren e Mbrojtjes Kodheli mbi situatën aktuale në teatrin e operacionit, si dhe me detyrat që paqeruajtësit tanë po kryejnë me sukses në këtë vend.
"Shikoj një realitet tjetër, ndjej një realitet tjetër nga ai çka ndonjë dashakeqës apo shumë dashakeqës duan të krijojnë, idenë dhe të përfitojnë nga sakrifica juaj. Unë jam këtu garanti i sakrificës tuaj dhe garanti që dashakeqësit të mos përfitojnë nga kjo gjë. Ka shumë mundësi që bashkë, me asnjërin prej jush nuk njihem, por betohem në nderin tim që nuk do të keni asnjë mbeshtetës si Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë." tha ministrja Kodheli.
Biseda mes Ministres dhe kontigjentit ushtarak vjen një ditë pas sulmit që ju bë kontigjentit shqiptar në Afganistan, që fatmirësisht rezultoi pa asnjë të lënduar.