A1 Report - Heineken, ja fituesit qe do ndjekin live ndeshjet gjysmefinale te UEFA

2015-08-22 3

TIRANE - Heineken organizoi edhe për këtë vit eventin më të rëndësishëm për të gjithë konsumatorët e tij, ku nëpërmjet shorteut u përzgjodhën pesëmbëdhjetë fitues të cilët do të ndjekin live një nga ndeshjet gjysmë finale të UEFA Champions League.

Kjo është një ëndërr për shumë sportdashës, por vetëm pesëmbëdhjetë prej tyre do ta bëjnë realitet.

Një mbrëmje tepër e veçantë në ambjentet e Matrix club u kthye në një festë të mrekullueshme edhe prej performancës të të ftuarit special, Dj Aldo.

Heineken, birra numër 1 në botë, sponsor zyrtar i UEFA Champions League, u fali një mbrëmje të paharrueshme sportdashësve dhe konsumatorëve të saj.

Fushata e Heineken Champions League do vazhdojë t'ju ofrojë supriza pafund konsumatorëve të tij që e kanë zgjedhur si birrën e tyre të preferuar.

Promocioni "Festo finale në IBIZA" do t'i shoqërojë të gjithë konsumatorët deri në fund të sezonit futbollistik ku edhe do të përzgjidhen dy fitues të cilët do ju bashkohen festës më të madhe në Ibiza.