Pushteti shkel kodin zgjedhor, AP-ja kompenson të falimentuarit

2015-08-22 2

Të falimentuarit kanë vërshuar sot në mëngjes Agjencinë për Punësim. Mbi 700 të falimentuar nga firma "Ohis" pritnin në radhë thirrjen nga nëpunësit e Agjencisë për të marrë vendimet për kompensimin e parashikuar me ndryshimet e reja në ligjin për falimentim. Ky veprim edhe pse bie ndesh me Kodin zgjedhor, nuk i ka hamendur nëpunësit e Agjencisë të cilët nëpërmjet mesazheve sms kanë njoftuar të falimentuarit që të marrin vendimet për kompensim në 4 turne. Drejtuesja e Agjencisë për Punësim Sllobodanka Aleksovska mbrojti gjithashtu këtë ide, madje konfirmoi se hedhja e parave në xhiro-llogaritë bankare të të falimentuarve do të fillojë prej javës së ardhshme.

"Vendimet ngahen sot pasi që gjatë javës së ardhshme duhet të bëhen pagesat dhe për këtë shkak çdonjëri duhet ta marrë vendimin që ta shohë, të mund të ankohet nëse nuk I konvenon shuma që do ta marrin si kompensim. Kjo është një pagesë e rregullt, në pajtueshmëri me ligjin që është votuar në Parlament. Sigurisht që insistitucionet e tjera janë përkujdesur për atë se a është kjo në pajtueshmëri me Kodin Zgjedhor apo jo", deklaroi Sllobodanka Aleksovska, Drejtuese e Agjencisë për punësim

Shumica e të falimentuarve thonë se mezi e kanë pritur këtë ditë të pagesës, por ka syresh, të cilët nuk e përjashtojnë mundësinë e një taktike nga organet shtetërore, për t'i joshur ata në prag të zgjedhjeve.

"Dje na kanë thirrur këtu tek enti që ti nënshkruajmë vendimet për 7100 denarë. Në telefon më janë lajmëruar, un ju thashë se ne kemi ent në Draçevë thanë jo, tek enti kryesor duhet të vini të nënshkruheni".

"Me SMS porosi jemi thirru që të vijmë për shkak të kërkesës që kemi bërë për kompensim material deri në pensionim, dhe sot kemi ardhur ti marrim vendimet. Prej javës tjetër do të fillojnë pagesa".

"Edhe ata duan ti votojmë. Edhe dje në miting thanë se duam mbështetjen tuaj për të vazhduar me projektet. Ne nuk kemi asgjë kundër, ata le të vazhdojnë me projektet mirëpo un nuk jam e kënaqur sepse më kanë lënë invalid në rrugë. Përse unë të mos kem biletë autobusi"

"Dyshojmë që është para zgjedhjeve kjo ndihmë por përsëri është e mirëseardhur sepse ne kemi qenë 2 vite kemi qenë pa kartonë të gjelbër, pa rrogë. Ende ka shteti, firma "Ohis" të na jep disa rroga. Na prunë këtu grumbull. Kjo e thirrur e sodit nuk ka qenë e paralajmëruar por aty diku para 2 javëve thanë se do të ju japin vendim".

"Kjo nuk është e drejtë, kjo nuk ka qenë askund por prapë se prapë...Pensionistëve çdo ditë u rritet çmimi, kanë vozitje të lirë, banja kurse ne me 7 mijë denarë nuk mund të jetojmë".

"Ndoshta ata për poenë diçka e kanë problemin, që ti fitojnë zgjedhjet. Secili tani vrapon pas përfitimit. Ky është ndoshta problemi por ne nuk mund ta dimë atë"

Nga ana tjetër, në Kodin Zgjedhor thuhet qartë se ndalohen të gjitha aktivitetet pagesore të tilla, prej ditës së shpalljes së zgjedhjeve deri në përfundimin e procesit zgjedhor. Në nenin 8-a të Kodit Zgjedhor thuhet:

"Prej ditës së sjelljes së vendimit për shpal...